Fjalë Kyçe

Njësitë Speciale të Kosovës futen në Karaçevë

Njësitë Speciale të Kosovës futen në Karaçevë

Njësia Speciale e Kosovës ka hyrë në Karaçevë.

KALLXO.com ka mesuar se ka filluar bastisja në fshatin Karaçevë brenda kazinove, ku deri më tani janë arrestuar disa persona.Ndërsa ekipe të shumta të policisë së njësive të ndryshme deri te njëria elitë FIT janë të inkuadruar në këtë aksion kundër kazinove në Karaçevë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila po vazhdon të mbahet ka premtuar mbylljen e kazinove në Karaçevë.Veliu ka thënë se për mbylljen e kazionve në Karaçevë ka kërkuar që të ndërmerret një aksion në muajin shkurt por se këtë nuk e ka përkrahur Albin Kurti.

“Unë në shkurt kam kërkuar që të ndërmarrim aksion por këtë aksion nuk e ka përkrahur shefi juaj (Albin Kurti), tani nuk e kam asnjë pengesë dhe atë punë do ta bëjë do të dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”, ka thënë Veliu.

Ende nuk dihet arsyeja e shkruarjës së Njësia Speciale e Kosovës në këtë fshat.

Kujtojmë që ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e sotme ishte në interpelancë ku foli rreth hyrjes së forcave serbe brenda territorit të Kosovës, saktësisht në Karaçevë.

Debati u përcjell me reagime të ndryshme nga opozita.