Beatrix Ramosaj është shndërruar në personazhin më të komentuar në mediat rozë.
Këngëtarja kosovare e cila ishte banore në Big Brother kaloi një eksperiencë të mbushur me plot përjetime të ndryshme.
Por më e bukura është lidhja e saj me Donaldin e cila sado kryqëzimeve nga publiku ka vazhduar të jetë mjaft e bukur.
Madje këngëtarja para dy ditësh ka publikuar këngën “Faj” e cila është një dedikim për historinë e saj me Donaldin.
Ky i fundit mbrëmë është surprizuar mbrëmë nga vëllai i tij Mario, i cili ani pse jo binjak ngjason mjaft me vëllezërit, shkruan lajmi.net
Mario është në lidhje dashurie me make up artisten Kristina Rapin me të cilën shpesh ndanë imazhe në rrjetet sociale.
Ndërsa vëllai tjetër i Donaldit, Romeo vazhdon lidhjen me Aleksia Peleshin.