Fjalë Kyçe

Njihuni me ‘miliarderin më të ri në botë’

Njihuni me ‘miliarderin më të ri në botë’

Ai është vetëm nëntë vjeç, por Mompha Junior tashmë ka një rezidencë dhe një sërë makinash sportive magjepsësë pasi ia dhuroi babai I tij I famshëm Nigerian.

Vogëlushi tashmë quhet ‘miliarderi më I ri në botë’, I cili ka mbi 25 mijë e 700 ndjekës në llogarinë e tij në Instagram, ku poston fotografi nga jeta e tij luksoze, transmeton klankosova.

Nga pozimi përball një Lamborghini Aventador të kuq deri tek Bentely Flying Spur, vogëlushi është shpesh I veshur me rroba stilistike nga koka tek këmbët, duke përfshirë marka të tilla si Versace dhe Gucci.

Mompha Junior zotëronte rezidencën e tij të parë në moshën gjashtëvjeçare dhe udhëton nëpër botë me avion privat, së bashku me babanë e tij të pasur, Ismailia Mustapha, i njohur si Mompha, 42 vjeç, i cili bleu pronën për të.

Koleksioni i supermakinave të të riut me sa duket përfshin gjithashtu një Ferrari të verdhë, i cili mund të shihet në një nga imazhet e tij të parkuara jashtë një shtëpie luksoze në Dubai.

Fotografitë në llogarinë e tij në rrjetet sociale e kapin atë duke treguar para, duke pozuar me çanta pazaresh të stilistëve dhe madje duke bërë foto me luanë dhe tigra në një park safari në ishullin Mauritius të Oqeanit Indian.