Fjalë Kyçe

Njihuni me parashikimin e motit për vikend

Njihuni me parashikimin e motit për vikend

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës  gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të lehta të temperaturave.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Nesër do ketë mot të ngrohtë, kryesisht me diell. Kohë pas kohe vranësira kalimtare.

Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 22C, e vise malore 3C deri 14C. Erë mesatare nga jugperëndimi 4-9m/s. Indeksi UV: 7.