Fjalë Kyçe

Njihuni me robotin i cili mund të ecë, fluturojë dhe të bëjë ‘skateboard’

Njihuni me robotin i cili mund të ecë, fluturojë dhe të bëjë ‘skateboard’

Ideja e një roboti që të bëjë akrobate, skateboard dhe të fluturojë mund të tingëllojë si një koncept i trillimeve shkencore.

Por një robot i tillë ekziston në realitet, i cili mund të ecë dhe po ashtu edhe të fluturojë kur është nevoja, transmeton Telegrafi.

I quajtur Leonardo, ai u ndërtua prej pjesëve të robotëve dhe dronëve të gjetur rreth laboratorit prej inxhinierëve nga Instituti i Teknologjisë Kalifornia në Pasadena.

Përveç përmirësimit të qëndrueshmërisë, shtytësit me bazë helikë lejojnë që roboti të dalë në ajër dhe të fluturojë.