Fjalë Kyçe

Njihuni me super talentin e Fushë Kosovës

Njihuni me super talentin e Fushë Kosovës

Është vetëm 15 -vjeçar por me paraqitjet e tija na bënë të kuptojmë se bëhet fjalë për një super futbollist, shkruan Gazeta Alo.

Fjala është për talentin e klubit të Fushë Kosovës, Jahir Sylejmanin i cili paraqitet si sulmues i krahut të majtë.

Padyshim se e ardhmja e tij pritet të jetë e jashëzakonshme pasi nga 14 ndeshje të zhvilluara me grupmoshat U15 të Fushë Kosovës ka shënuar plotë 22 gola dhe ka bërë 11 asistime.

Për talentin e tij në një prononcim për Gazetën Alo ka folur edhe trajneri i tij Nasuf Berisha.

“Sylejmani është një super talentë. Ai punon shunë dhe është jashtëzakonisht i disiplinuar” ka dekkaruar trajneri Berisha.

Shpresojmë që ky super talentë në të ardhmen të na bëjë krenar me paraqitjet e tija te ndonjë skuader e madhe eveopiane. /Gazeta Alo