Në dhjetor të 2019-tës, koronavirusi ishte i kufizuar në Kinë. Por, disa javë më vonë, ky virus u bë një pandemi globale.
Virusi, i cili çon në një sëmundje të frymëmarrjes që mund të transmetohet nga pikat e lëngjeve trupore – të tilla si mukusi dhe pështyma, është raportuar të ketë infektuar të paktën 185 vende.
Shkencëtarët, zyrtarët shëndetësorë dhe qeveritë në të gjithë botën kanë inkurajuar qytetarët të praktikojnë distancën fizike dhe të shmangin daljen jashtë.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 4.3 milion njerëz janë infektuar, dhe numri global i vdekjeve është më shumë se 290,000, teksa më shumë se një milion pacientë janë rikuperuar.
Këtu janë disa vende që nuk kanë raportuar asnjë rast të koronavirusit deri më tani:
Kiribati
Ishujt Marshall
Mikronezi
Nauru
Korea e Veriut
Palau
Samoa
Ishujt Solomon
Turkmenistan
Tuvalu
Vanuatu