Nëpër rrjetet sociale është duke qarkulluar një lajm për një ngjarje që do të ndodhë sot nga ora 00:00 ku rrezatimi gjoja do të jetë shumë i lartë, dhe i rrezikshëm.
Mirëpo, ky lajm nuk është aspak i vërtetë dhe Ministria e Brendshme përmes Metros njofton qytetarët se asgjë e pazakontë nuk do të ndodhë dhe kjo është bërë për të përhapur panik tek qytetarët.
Nëse e shihni një lajm të tillë, mos i besoni sepse nuk ka asgjë të vërtetë aty.
Më poshtë ju sjellim lajmin e pavërtetë që po qarkullon nëpër rrjtet sociale.