Komisioni i Gjyqtarëve i FFK-së nesër do të organizojë testet fizike për gjyqtarët dhe asistentët e Superligës dhe Ligës së Parë.
Testet për herë të parë do të mbahen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet. Kryesorët do t’i nënshtrohen testeve prej orës 10:00, kurse asistentët prej 12:00.
Testi është obligativ dhe ata që nuk paraqitet nuk do të delegohen në ndeshjet në vijim.
Kujtojmë se gjyqtarët kosovarë u nënshtrohen testeve fizike katër herë në vit.