Fjalë Kyçe

Njoftim me rëndësi për mërgimtarët që kalojnë transit nëpër Slloveni

Njoftim me rëndësi për mërgimtarët që kalojnë transit nëpër Slloveni

Pushimet verore (të shkollave) kanë filluar në disa kantone të Zvicrës. Nga fundi i kësaj jave ato fillojnë edhe në kantonin me numrin më të madh të banorëve, në Cyrih.

Kjo pasqyrohet edhe në numrin e shtuar të atyre që marrin rrugën drejt destinacioneve të pushimit. Për shumë banorë të Zvicrës, sidomos për ata me prejardhje nga Ballkani, kjo rrugë shkon nëpër Slloveni, Kroaci e tutje.

Shqiptarët, ata nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, janë ndër frekuentuesit kryesorë të kësaj rruge. Për këtë arsye, shumë prej tyre, të preokupuar me ndryshimin e paralajmëruar të rregullave të udhëtimit transit nëpër Slloveni.

albinfo.ch ka kërkuar nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Zvicër, hollësi lidhur me rregullat në fjalë.

Në përgjigjen elektronike që kemi marrë nga kjo ambasadë thuhet se , në parim, për të gjithë vlen “rregulla e artë e 3 G-ve (Geimpft, Getestet Genesen, ose: I vaksinuar, i testuar, i shëruar).

Në vijim, përgjigja: Duke filluar nga 15 korriku të gjithë atyre që do të hynë në Slloveni do t’ju duhet një nga dokumentet e mëposhtëm:
– Certifikatë Covid, e cila konfirmon se jeni vaksinuar dhe se kanë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi i dytë
OSE
– Një dokument që konfirmon se keni vuajtur nga Covid në 6 muajt e fundit
OSE
– Një konfirmim i shtypur (SMS ose email nuk është i mjaftueshëm) i një PCR negativ ose i testit të shpejtë të antigjenit. Testi PCR nuk bën të jetë më i vjetër se 72 orë ndërsa testi i shpejtë jo më i vjetër se 48 orë.

Fëmijët nën 15 vjeç që shoqërohen nga prindërit e tyre përjashtohen nga certifikata e testit, pra, nuk kanë nevojë për një të tillë!