Fjalë Kyçe

Njoftim për sektorin privat: Deri me këtë datë duhet të aplikoni për të përfituar nga pakoja emergjente e Qeverisë

Njoftim për sektorin privat: Deri me këtë datë duhet të aplikoni për të përfituar nga pakoja emergjente e Qeverisë

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat Jusuf Azemi pas takimit me ministrin e Financave dhe Transfereve Besnik Bislimin, tha se janë të kënaqur me Pakon Emergjente të miratuar nga Qeveria.

Po ashtu tha se me Bislimin u dakorduan që na këtë pako të përfshihen edhe punëtorët teknik dhe ata që merre me higjienën nëpër spitale.

Azemi njoftoi po ashtu që edhe afati për aplikim për mbështetje nga kjo pako për përfituesit të shtyhet deri më 15 maj për shkak të sigurimit të dokumentacionit pasi edhe administratat punojnë me staf të reduktuar.

Pas situatës së krijuar nga COVID-19, Qeveria e Kosovës mori vendim për krijimin e një Pako Emergjente që të ndihmohen thuajse të gjithë qytetarët e Kosovës në mënyra të ndryshme.

Duke filluar nga ata që marrin social, pensionerët, punëtorët e bizneseve, por edhe shtesa për policët, mjekët, infermierët e shumë të tjerë.Lidhur me masat që ka marrë qeveria që të menaxhohet situata me koronavirusin ka folur edhe ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi.

Bislimi thotë se janë 15 masa që janë marrë nga Qeveria, derisa ka folur edhe për cilat kategori do të ndihmohen.“Janë gjithsej 15 masa dhe synojmë të përmbushim dëmet që janë bërë duke i klasifikuar masën në grupe të caktuara. Pjesa më e rëndësishme janë bizneset që e marrin 55% të pakos.  Përfituesit e skemave sociale për tre muaj marrin nga 30 euro më shumë.  Ata që janë detyru të largohen nga puna përfitojnë për tre muaj pagë minimale, ata që kanë punuar deri më tani po s’kanë pasur kontrata të punës për punëdhënësit duhet t’i fusin në listë të paga dhe t’i pajisin me kontrata 1 vjeçare marrin nga 130 euro”, ka deklaruar ai.

Bislimi thotë se të gjithë ata biznese që kanë pasur punëtorë pa kontrata, duhet që t’i regjistrojnë në mënyrë që edhe këta punëtorë të përfitojnë nga skemat.“Tash secila skemë është e operacionalizuar ku tregohen hapat që duhet të ndjeken. Në qoftë se punëdhënësi e ka kryer obligimin e vet, i ka kryer pagat, atëherë pjesa e 170 euro paguhet në konton e punëdhënësit, mundësia për keqpërdorim është minimale.Në qoftë se kanë qenë të punësuar pa kontrata, ata kanë mundësi të futen në masa, në rast se punëdhënësi i tyre i regjistron dhe i pajisë me kontrata. Në qoftë se punëdhënësi refuzon, atëherë ata e raportojnë se janë duke punuar në një ndërmarrje dhe nuk kanë të ardhura të tjera, dhe ne punojmë edhe me ato biznese që refuzojnë t’i regjistrojnë punëtorët”, ka thënë ai.Ai ka folur edhe për kërkesën e veteranëve që të ndihmohen financiarisht gjatë pandemisë.“Përgjigje ka po s’është pozitive, pakoja është emergjente, i adreson problemet bazike të qytetarëve, ata që janë të atakuar nga varfëria ekstreme, përfituesit e skema sociale, pensionale nuk ka veteran që e ka pensionin nën 170 euro”, tha Bislimi.

Sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh në Kosovë. Në këtë sektor llogaritet se punojnë mbi 220 mijë persona.