Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 20:45, fton të gjithë qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit në vende të pacaktuara për parking, që t’i largojnë ato më së largu deri të hënën në mëngjes në orën 07:00.
Çdo veturë e mbetur pas kësaj periudhe do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.
FFK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë, pasi e gjithë kjo bëhet me qëllim të organizimit sa më të mirë dhe sigurisë në stadium. /Gazeta Alo
Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës