Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se Kosova për momentin nuk rrezikohet nga vërshimet, shkruan Reporteri.net.
Duke publikuar të dhëna të reshjeve që përfshinë vendin, IHMK tha se reshjer do të vazhdojnë edhe sot e nesër, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.
Njoftimi i plotë:
Njoftim nga Sektori i Meteorologjisë:
Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte:
Malishevë 52mm ( l/m²)
Junik 36mm
Istog 36mm
Prizren 33mm
Drenas 29mm
Gadime (Lipjan)27mm
Ferizaj 24mm
Viti 23mm
Prishtinë 22mm
Kamenicë 21mm
Mitrovicë 20mm
Gjakovë 15mm
Nga kjo pasqyrë e reshjeve të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet.
Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare.
Cikloni i ashtuquajtur “Kasandra” është në dobësim, kështu që reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.
Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike!