Kërkesat e qytetarëve që të ketë figura të reja në listat e partive politike, në disa subjekte politike në Kosovë nuk kanë rënë në vesh të shurdhër.
Një prej tyre është Nisma Socialdemokrate me numrin 122 zgjedhor, ku u ka dhënë plot figurave të reja politike hapësirë për të kandiduar për deputet në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Një prej tyre është edhe Shkurte Berisha, vajza nga Prishtina e cila më prejardhje është nga Mitrovica me plot bagazh të veprimtarive në të mirë të qytetarëve.
Shkurte Berisha në listën zgjedhore të Nisma Socialdemokrate mban numrin 93 përderisa lista zgjedhore e subjektit Nisma mban numrin 122, së bashku me partnerët e koalicionit AKR dhe PD.
Berisha nga shkollimi universitar mban diplomën për Ekonomi në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, përderisa është shkollouar edhe për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe njeh dy gjuhë të huaja, gjuhën angleze dhe atë serbe.
Ajo është bashkë-themeluese e “Institutit të Pavarur për Studime Politike dhe Mediale”, ku bashkë me këtë organizatë kanë ligjëruar dhe trajnuar grupe të rinjsh në Kosovë me konceptin e “Do-okracisë” për herë të parë në Evropën Juglindore.
Do-okracia është shtylla e katërt e demokracisë që nënkupton aktivizimin qytetar qoftë nga ana e pushtetit dhe atë vullnetar të qytetarëve dhe si program e koncept është duke u zbatuar në vendet e Bashkimit Evropian ku demokracia është në nivelin më të lartë si në Norvegji, Danimarkë, Holandë, etj.
Shkurta po ashtu për një dekadë nga viti 2004-2014 ka punuar edhe në Aeroportin e Prishtinës përderisa në vitet 2000-2004 ka punuar në një biznes privat që ka pasur të bëjë me fushën e teknologjisë.
Shkurta gjithashtu ka pasur edhe një biznes privat sallon ondulimi që e ka udhëhequr gjatë viteve 2013-2016.
Së fundmi, pas angazhimit në shoqërinë civile, Shkurte Berisha, ka vendosur që ta vazhdojë prapë angazhimin e saj në të mirë të qytetarëve, por duke kërkuar votën e juaj si kandidate për deputete për Kuvendin e Kosovës.
Shkurta gjithashtu ka përgatitur edhe një program shtatë pikësh të cilin e prezanton më poshtë ku kërkon që ta lexoni me kujdes dhe ta përkrahni duke votuar Nisma Socialdemokrate dhe atë për deputete që ta realizoj programin.
Vota juaj ndihmon në realizimin e shtatë shtyllave
Shtylla e parë: Secili nga ne sot përveç dhimbjeve që ndajmë nga një sëmundje e jona apo e një familjare, edhe më të vështirë këtë na e bëjnë shpenzimet financiare shumë të mëdha. Kjo çështje do të rregullohet me Nismën Socialdemokrate në qeverisje dhe me mua deputete, asnjë familje apo i sëmurë nuk do ta ketë më brengën e shërimit, pasi me ligjin për premiumet/ sigurimet shëndetësore çdo qytetar i Republikës së Kosovës do të ketë problemin e shpenzimeve të zgjidhur.
Shtylla e dytë: Sot vetëm 5% përqind e fëmijëve të Kosovës, gëzojnë mundësinë të kenë shkollimin e kopshtit (çerdhes) dhe parashkollor, sidomos zonat rurale nuk kanë fare kopshte për fëmijë e rrallë edhe klasa parashkollore. Psikologët thonë se për zhvillim normal të fëmijëve dhe fëmijë që në të ardhmen nuk do kenë probleme me mësime (sot shumë fëmijë nuk mësojnë në shkolla) duhet të fillojnë mësime graduale që nga mosha 2 vjeçare. Pra, unë me Nisma Socialdemokrate do kujdesemi për kopshte dhe shkollim parashkollor për gjithë fëmijët e Kosovës edhe për familjet pa të ardhura. Po ashtu në gjitha kopshtet e Kosovës do shtyjmë shkollimin me plan-programin më të suksesshëm për fëmijë në Bashkimin Evropian “Montesori”. Ndërsa në ligjin për pushime do amendamentohet ku fëmijët të cilët janë në shkollë apo kopsht dhe janë të sëmurë, të iu mundësohet pushim njërit prind me ligj që të kujdeset për shërimin e tij, jo të dërgohet fëmija i sëmurë në kopsht apo shkollë si është tani.
Shtylla e tretë: Asnjë vend nuk mund ta përjetojë zhvillimin ekonomik dhe industrial, e aq më pak atë post industrial nëse nuk ka të zhvilluar sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, ku arrin që në masën më të madhe të mbuloj nevojat e veta elementare pa pasur nevojë për import mbi 30%. Me Fatmir Limajn kryeministër dhe me mua deputete, kjo çështje do rregullohet dhe do investohen më shumë se 500 milionë euro në bujqësi dhe zhvillim rural, dhe Kosova do jetë e aftë të i mbuloj deri në 70% apo më shumë nevojat e veta në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Shtylla e katërt: Paga minimale tani në Kosovë është 130 euro për personat deri në moshën 35 vjeçare dhe 170 euro mbi këtë moshë. Kjo pagë nuk është ndryshuar nga viti 2010 përkundër ndryshimeve ekonomike. Me Nisma Socialdemokrate në qeverisje dhe me mua deputete kjo pagë do jetë 250 euro dhe çdo vit do të rritet bazuar në rritjen ekonomike. Rritja e pagës minimale automatikisht e rrit edhe pagën mesatare në vend, ndihmon në ndaljen e ikjes së të rinjve nga Kosova dhe bizneset e mirëpresin këtë çështje pasi nuk duan të mbesin pa punëtorë siç po ndodh tani.
Shtylla e pestë: Numri i lindjeve të fëmijëve në Kosovë çdo ditë e më shumë është në rënie, me këtë rast ka filluar edhe plakja e popullsisë tonë, gjë që po e humbim vitalitetin si shoqëri. Ky problem me rregullimin e shtyllave të mësipërme dhe me shtesat për fëmijë do jetë një çështje që do të mundësonte rritjen e natalitetit në Kosovë. Këto shtesa për fëmijë nuk do jenë vetëm shtesa si propozimet deri më tani qesharake, por shtesa maksimale bazuar në buxhetin e Kosovës, që u mundëson familjeve të rrisin me mirëqenie fëmijët.
Shtylla e gjashtë: Sot në shumë pjesë të qyteteve tona dhe në gjitha zonat rurale nuk ka kujdestari të mjekësisë familjare 24 orë. Madje në zonat rurale kujdesi mjekësor është vetëm nga ora 07:00 deri në ora 15:00. Shumë fëmijë, pleq e të rritur pësojnë dëme të pariparueshme në shëndetin e tyre e edhe vdesin pasi dhënia e ndihmës së parë zgjatë me orë dhe jo në mënyrë të shpejtë. Me Nisma Socialdemokrate dhe mua deputete do të ketë kujdestari 24 orë në qendrat e mjekësive familjare edhe në zona rurale dhe shëndeti i qytetarëve do përmirësohet e pasojat nga sëmundjet do jenë shumë më të vogla.
Shtylla e shtatë: Me mua deputetet dhe Nisma Socialdemokrate në qeveri, ashtu edhe siç e ka thënë kryeministri i ardhshëm Fatmir Limaj, taksa ndaj mallrave serbe do të tërhiqet vetëm me dialog, e pas këtij dialogu do ketë një tjetër proces për marrëveshjen finale. Kjo është ideja më brilante për të dalë nga kaosi dhe kokëfortësia që sollën ata që humbën pothuajse 9000 hektarë tokë në Perëndim të Kosovës dhe disa të tjerë që kandidojnë për kryeministër pikërisht personin që Kosovës ia ka humbur liberalizimin e vizave. Me mua deputete dhe Limajn kryeministër Kosova në dialog me Serbinë do jetë fituese dhe brenda mandatit tonë Kosova do e ketë të kaluar anëtarësimin në organizata si OKB-ja, INTERPOLI, UNESCO dhe Këshilli i Evropës.