Fjalë Kyçe

Nora dhe Era kalojnë ditën bashkë, publikojnë këtë video nga vetura

Nora dhe Era kalojnë ditën bashkë, publikojnë këtë video nga vetura

Nora dhe Era Istrefi po kalojnë çaste të mira pranë njëra-tjetrës.

Era Istrefi pas shumë angazhimeve në muzikë në shtete të ndryshme evropiane, është rikthyer në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Ditën e sotme, Era dhe Nora e kanë kaluar bashkë, andaj kanë ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale.

Ishte Nora ajo e cila postoi një video, në të cilën shfaqen në veturë, duke u relaksuar nën tingujt muzikor.

Për ndryshe, “Nuk e di” titullohet projekti i fundit nga dy artistet, i cili është pritur shumë mirë në publik.