Nora Gjakova dhe Amir Rrahmani kanë fituar çmimet speciale për vitin 2021.
Kjo u njoftua në ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2021, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan express.
Viti 2021 ishte i jashtëzakonshëm për xhudisten, Nora Gjakova, e cila fitoi medaljen e artë olimpike, krahas edhe medaljeve tjera.
Në anën tjetër, Amir Rrahmani pati një vit spektakolar me Napolin, duke u bërë startues i padiskutueshëm.
Përveç çmimit, ata u shpërblyen edhe me nga 1 mijë euro.