Fjalë Kyçe

Nora Gjakova dhe Loriana Kuka do të mungojnë në Kampionatin Evropian të Xhudos

Nora Gjakova dhe Loriana Kuka do të mungojnë në Kampionatin Evropian të Xhudos

Kanë ngelur vetëm edhe 3 ditë deri në Kampionatin Evropian për Senior që mbahet nga data 29 Prill deri me 01 Maj në Sofje të Bullgarisë.

Kosova vitin e kaluar kishte përfunduar në vendin e parë në tabele nga 45 shtete, me 2 medalje të arta të fituara nga Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova dhe 1 të bronztë nga Nora Gjakova.

Xhudistët nga Kosova tashmë kanë krijuar një precedan të arritjes se sukseseve në gara ndërkombëtare, por në këtë kampionat do të mungojnë dy xhudistet Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar trajneri Driton Kuka i cili ka thënë se dy xhudistet janë duke u rikuperuar nga lëndimet.

“Te enjten do të hidhet shorti. Ne do të paraqitemi me katë xhudistë në këtë kampionat. Kësaj radhe do të mungojnë Nora Gjakova dhe Loriana Kuka sepse po vazhdojnë të rikuperohen nga lëndimet që i kanë”, ka thënë Kuka.

Si rrjedhojë, këtë vit në Kampionatin Evropian për Senior nga Kosova do të marrin pjesë Distria Krasniqi (-52kg), Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.