Norvegjia do të fillojë me lehtësimin e disa kufizimeve për mbrojtje nga COVID-19 ku do të lejojë edhe grumbullimin e më shumë njerëzve nga dita e premte, ka njoftuar kryeministrja Erna Solberg.
Në ndërkohë, Norvegjia rrezikon ta vonojë vaksinimin deri në tre muaj nëse nuk vendos që të vazhdojë përdorimin e vaksinave AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, ka thënë Instituti i Shëndetit Publik në Norvegji.
Gjatë ditë se enjte pritet të bëhet e ditur nëse Norvegjia do të vazhdojë ta përdorë vaksinën AstraZeneca përdorimi i së cilës është pezulluar për shkak se një numër i vogël i personave më të ri në moshë kanë pasë mpiksje të gjakur, gjakderdhje dhe një numër të ulët të trombociteve (disa nga të cilët më vonë kanë vdekur).
Johnson & Johnson ka njoftuar se po e vonon shpërndarjen e vaksinave në Europë për shkak se agjencitë shëndetësore të SHBA-së kanë rekomanduar pezullimin e përkohshëm pasi gjashtë gra nën moshën 50 vjeçare pas vaksinimit kanë pasë mpiksje të gjakut.
Norvegjia ka pasë nivelin më të ulët të infeksioneve dhe vdekjeve në Europë qysh prej fillimit të pandemisë, por vendosi masa më të rrepta pas rritjes së shpejtë të numrit të hospitalizuarve në muajin mars./ Klan Kosova