Fjalë Kyçe

Nota e Muriqit në fitoren e Lazios kundër Sampdorias në “Olimpico”

Nota e Muriqit në fitoren e Lazios kundër Sampdorias në “Olimpico”

Lazio ka shënuar fitore minimale 1:0 përballë Sampdorias në stadiumin “Olimpico” në Romë, shkruan “Zeri.info”.

Goli i vetëm që kishte vlerën e tri pikëve erdhi në minutën e 24-të me golashënues, Luis Alberton.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 64-të.

Sajti i njohur “Whoscored.com” e ka vlerësuar me notën 6.5 sulmuesin prizrenas për paraqitjen e tij 26 minuta në fushë.

Lojtari më i vlerësuar te vendasit ishte mesfushori serb, Milinkoviq-Saviq që mori notën 8.2.

Lazio me këtë fitore ngritët në vendin e katërt me 43 pikë të tubuara, derisa Sampdoria ndodhet në mes të tabelës (10) me 30 pikë.