Fjalë Kyçe

Nota e Xherdan Shaqirit për ndeshjen kundër Manchester Unitedit

Nota e Xherdan Shaqirit për ndeshjen kundër Manchester Unitedit

Xherdan Shaqiri ishte titullar për Liverpoolin në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, e cila përfundoi 0-0 dhe ishte e vlefshme për xhiron e 18-të në Premier Ligë

Futbollisti me prejardhje nga Zhegra bëri një paraqitje të mirë, sidomos në fillimin e ndeshjes, shkruan Reporteri.net

Shaqiri u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 33-të, derisa u largua nga loja në minutën e 76-të për t’ia lënë vendin Curtis Jones.

Shaqa u vlerësua me notë 6.3 për paraqitjen e tij, kurse futbollisti me notën më të mirë në këtë përballje ishte Thiago me 8.6.

Ndryshe, Liverpooli pas këtij barazimi bie në pozitën e tretë me 34 pikë, derisa United është lider me 37 pikë.