Fjalë Kyçe

Noti mbyll garat në EYOF Baku 2019

Noti mbyll garat në EYOF Baku 2019

Hana Fejzullahu ishte notarja e fundit që garoi në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019. Ajo garoi sot në 800 metra stil i lirë dhe pati kohën 10.20.03, që nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar tutje.

Sot garuan edhe Jona Macula dhe Elona Zhugolli në 50 metra stil i lirë, të cilat përmirësuan rekordet e tyre personale.

Garat e notit edhe sot u përcollën nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani, nënpresidenti Gazmend Maxhuni dhe drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Iber Alaj.

Sporti i notit në Baku 2019 u përfaqësua edhe me notarët, Olt Kondirolli dhe Vigan Bytyqi.

Iu urojmë më shumë fat dhe suksese notarëve tanë në garat e ardhshme ndërkombëtare.