Fjalë Kyçe

Nuhiu krenar me ekipin e Dritës

Nuhiu krenar me ekipin e Dritës

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë se është krenar me ekipin e tij, përkundër humbjes nga Legia në Ligën e Evropës.

Drita pësoi 2 me 0 në udhëtim sonte në Poloni, megjithatë është ekipi i parë kosovar që arrin të kualifikohet deri në raundin e tretë të Ligës së Evropës, transmeton KOHA.

“Jam krenar me ekipin tim. Ne kemi arritur deri në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Është suksesi më i madh për futbollin kosovar. Të enjten jemi takuar me një ekip të fortë si Legia. Ne kemi humbur, por unë jam i lumtur me qasjen e lojtarëve të mi”, ka thënë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu në konferencë pas ndeshjes.