Keith Groeneveld, partneri i Adriana Matoshit ka folur për herë të parë pas operacionit që iu nënshtrua aktorja për të larguar tumorin në tru.
Kur Adriana zbuloi se ishte diagnostikuar sërish me këtë sëmundje të rëndë, miq, kolegë, fansa treguan mbështetjen ndaj saj por ata që i qëndruan më pranë ishin fëmijët dhe sigurisht Keith.
Ky i fundit, duke folur për momentin kur mori vesh se Adrianës i ishte rikthyer sëmundja pas vitesh, tha se ndihej i dërrmuar. “Për Adrianën ishte e vështirë sepse e dinte çfarë ishte, e dinte se mund të vdiste nga diçka si kjo dhe se mund të linte familjen, mua, miqtë dhe të dashurit e saj. Isha i dërrmuar nga lajmi.
Nuk e dija çfarë të mendoja apo bëja por vetëm falenderoj Zotin që operacioni shkoi siç duhet. Ajo ishte shumë e fortë. Nuk mund ta imagjinoni sa e fortë dhe pozitive ishte dhe vazhdon të jetë.”, tha ai. Më tej, ai zbuloi se ndërhyrja ishte planifikuar më vonë por gjendja shëndetësore e saj i përshpejtoi gjërat.
“Kam qenë me të pas operacionit çdo ditë, gjithashtu kam fjetur në spital për ta përkrahur dhe për ta ndihmuar por për mua ky moment pranë saj ishte ndryshe. I jep Adrianës më shumë fuqi dhe lumturi për të kaluar këtë proces me partnerin tënd”, tha ai. /abcnews.al