Fjalë Kyçe

Nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme për të parandaluar valët e reja të koronavirusit

Nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme për të parandaluar valët e reja të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk beson se do të ketë mjaftueshëm sasi të vaksinave kundër koronavirusit në tre deri gjashtë muajt e radhës për të parandaluar valët e reja të infeksionit.

“Nuk do të kemi mjaftueshëm vaksinim për të parandaluar rritjen e rasteve për tre apo gjashtë muaj”, ka thënë Mike Ryan, top-eksperti i emergjencave te OBSH, njofton Reuters.

Ndërkohë OBSH-ja ka thënë se ka pranuar të dhënat nga Pfizer/BioNTech për vaksinën e këtyre kompanive kundër COVID-19 dhe po shikon nëse është e mundur ta fusë në listë për përdorim emergjent.

Kjo vaksinë ka marrë aprovimin për përdorim emergjent në Britani.