Fjalë Kyçe

Nuk e keni idenë se çfarë foto ka postuar Munishi në profilin e tij në ‘Facebook’, e ka me referim

Nuk e keni idenë se çfarë foto ka postuar Munishi në profilin e tij në ‘Facebook’, e ka me referim

Ismet Munishi po vazhdon të marrë vëmendje edhe në rrjetet sociale, teksa së fundmi ka ndryshuar fotografinë e profilit me një foto interesante.

Munishi si fotografi të profilit në “Facebook” e ka bërë një moment nga ndeshja e sotme mes Gjilanit dhe Llapit.

Edhe përmes kësaj fotografie, trajneri i Gjilanit pretendon se është dashur të akordohej një penallti në të mirë të skuadrës së tij.

Ismet Munishi gjithashtu përmes llogarisë së tij në “Facebook”, tha se skuadra e Gjilanit vazhdon të jetë më e dëmtuara në Superligë.

“Vazhdojmë të mbetemi skuadra më e demtuar në Superligë dhe njëherit duke synuar trofetë dhe rekordet, përcjell express.

Sc Gjilani kjo familje e madhe”, shkroi ai.

Ndryshe, derbi i javës së 25-të mes Gjilanit dhe Llapit u mbyll baras, 1:1.

Gjilani renditet i dyti në tabelë me 48 pikë, tri më pak se Ballkani që është lider në Superligë.

Kurse, Llapi është i katërti me 41 pikë.