Fjalë Kyçe

Nuk e lejon klubi zviceran, mesfushori nuk i bashkohet Kosovës

Nuk e lejon klubi zviceran, mesfushori nuk i bashkohet Kosovës

Idriz Voca rrezikon të mbetet pa iu bashkuar Kosovës.

Kosova nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Idriz Voca për ndeshjet e ardhshme ndaj Moldavisë dhe Greqisë në kuadër të Grupit C3 në Ligën e Kombeve.

Gazetari Arlind Sadiku ka raportuar se klubi i Luzernit nuk do të pranojë karantinimin e futbollistit në kthim nga Kosova, transmeton lajmi.net.

“Sipas te gjitha gjasave Idriz Voca nuk do te grumbullohet me Kosoven per dy ndeshjet e ardhshme. Klubi i tij nuk ka pranuar kushtin qe ai te karantinohet 14 dite pasi te rikthehet nga Kosova. Zyrtaret e FFK-se jane ne bisedime me Luzernin, por gjasat jane te vogla qe ai te lejohet”, shkruan Sadiku.

Kosova ndeshet me Moldavinë me 3 shtator, kurse më pas takohet me Greqinë më 6 shtator.

https://www.facebook.com/arlind.sadiku.12/posts/10160208512249937