Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një komunikim me të dërguarin e posaqëm amerikan për Kosovën, ambasadorin Richard Grenell ka bërë të ditur se javën tjetër do të nisë procedurat për emërimin e kandidatit për kryeministër të Qeverisë së re në Kosovë. Kjo po shihet si tendencë për të anashkaluar Vetëvendosjen si subjekt i parë që ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Zyrtarë të ndryshëm të Vetëvendosjes kanë paralajmëruar se një veprim i tillë do të paraqiste shkelje kushtetuese. Madje disa kanë paraljmëruar edhe shprehje të revoltës qytetare nëse Presidenti vendos njëanshëm.
Një paraljmërim të tillë e ka bërë edhe një figurë e lartë e Vetëvendosjes, gjegjësisht zëvendësministri i Mbrotjes, Enver Dugolli.
Postimi i plotë i Dugollit:
Qytetarët janë ngujuar brenda shtëpive të tyre si pasojë e Pandemisë COVID-19 dhe me durim e shpresë po presin.
Ata po respektojnë udhëzimet dhe vendimet e IKShP-së dhe Ministrisë së Shendetësisë, por;
Nuk është mirë që Presidenti më PLAN-in anti-kushtetues të teston durimin qytetar, sepse;
Pandemia do kalon e durimi mbaron!