Mbrëmjen e djeshme Donaldi ishte në klub bashkë me Elgitin, Romeon, Fifin, Kledin e miq të tjerë.
Ai e shijoi në maksimum natën e parë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, mirëpo Trixa nuk u pa askund.
Megjithatë, aktori u sigurua që ta kujtonte para një publiku të tërë. Ai, Elgiti dhe Romeo ishin në skenë duke kënduar e kërcyer.
Performanca e tyre u mbyll me këngën “Nën një portokalle”, e cila u mor si një dedikim për Beatrixën.
Kjo pasi Beatrix dhe Donaldi janë puthur për herë të parë në “Big Brother VIP” me këtë këngë në sfond.