Ish futbollisti i Spartakut të Moskës dhe Zenitit të Shën Petërburgut, por edhe kombëtares ruse Roman Shirokov ka humbur toruan në një ndeshje të ligave amatore dhe ka dhunuar duke e bërë për spital, gjyqtarin e ndeshjes.
Mesfushori 39-vjeçar, i tërhequr pak vite më parë, humbi logjikën kur gjyqtari kryesor nuk i dha një penallti dhe protestoi ashpër, duke e detyruar këtë të fundit që t’i tregojë kartonin e kuq për ta larguar nga fusha.
Kaq mjaftoi që Shirokov të mos mendohej dy herë e të sulmonte gjyqtarin, duke e goditur fillimisht me grusht e më pas me shqelma, ndërsa u desh ndërhyrja e futbollistëve të pranishëm për të mos lejuar vijimin e sherrit.
Rusi 39-vjeçar nuk i ka një risi këto episode, pasi vazhdimisht ka qenë konsumator i alkoolit dhe është bërë protagonist në sherre të ndryshme, ndërsa të nesërmen e ngjarjes reagoi duke kërkuar ndjesë për sjelljen e tij.
Ndërkohë gjyqtari i ndeshjes u dërgua menjëherë në spital, ku po merr trajtimin mjekësor dhe po shikon mundësin e ngritjes së një padie ndaj ish futbollistit të kombëtares ruse.
Here's what former Russia star Roman Shirokov did to a referee in the yesterday's amateur league match after not being awarded a penalty he thought he earned. pic.twitter.com/tkSGHVBNo0
— Artur Petrosyan (@arturpetrosyan) August 11, 2020