Fjalë Kyçe

“Nuk i kisha borxh askujt…Gjykata Speciale është e vetmja shpresë “, Fetah Rudi kujton atentatin që e la në karrocë 21 vjet më parë

“Nuk i kisha borxh askujt…Gjykata Speciale është e vetmja shpresë “, Fetah Rudi kujton atentatin që e la në karrocë 21 vjet më parë

Sot, 21 vjet më parë, u organizuar një atentat ndaj Fetah Rudit, si pasojë e të cilit ai mbeti në karrocë.

Këto 21 vjet në karrocë ai thotë se ishin me sfida të rënda e shumë të mundimshme.

Ai ka kujtuar atë ditë, kur thotë se ishte vetëm 26 vjeç dhe se nuk i kishte borxh askujt që ta përjetonte këtë gjë.

“Pikërisht në 14:35 minuta. Sot e 21 vite më parë, më datën 15 dhjetor 2000, ora 14:35 minuta isha cak i një atentati politik, atentat që tash e dy dekada më la në karrocë. 21 vitet në karrocë, ishin me sfida të rënda e tepër të mundimshme, por duke mos u ndalur kurrë, dhe me një vullnet te madh për të ecur përpara.”

“Atëherë isha vetëm 36 vjeç, nuk kisha asnjë të keqe me askënd, nuk i kisha borxh askujt. Kisha dhënë kontributin tim edhe si ushtar i UÇK-së! Por ‘mëkati’ im i vetëm ishte pse qëndrova përkrah Rugovës, pse qëndrova në LDK. Atentati ndaj meje u bë vetëm pse isha gjithmonë në krah me Dr. Rugovën, si para, gjatë dhe pas luftës. Nga unë kërkohej që të hiqja dorë nga LDK-ja e Dr. Rugova. Por, unë nuk zgjodha një gjë të tillë, pasi kjo nënkuptonte të hiqje dorë nga rruga e shtetndërtimit të Kosovës, synim ky i LDK-së dhe Dr. Rugovës., përcjell sinjali.

Ndonëse janë thënë shumë gjëra për këto 21 vjet, ai thotë se askush nuk e ka marrë guximin që të hetojë atentatin ndaj meje dhe vrasje e tjera politike. Ai e sheh si shpresë Gjykatën Speciale.

“Por, pas dy dekadash, një dritë po shihet në fund të tunelit. Gjykata Speciale është e vetmja shpresë për zbardhjen e atentatit ndaj meje dhe gjitha vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë. Unë do të flasë, kurdo dhe kudo që kërkohet dëshmia ime, ashtu siç kam folur edhe në institucionet e drejtësisë vendore“, përfundoi ai, duke falënderuar familjen dhe miqtë për mbështetjen