Fjalë Kyçe

Nuk ia dhanë paratë e kontratës, largohet nga Ferizaj

Nuk ia dhanë paratë e kontratës, largohet nga Ferizaj

Drejtues të ri, probleme të vjetra. Ferizaj vazhdon të përballet me telashe nga e kaluara dhe këtë herë është mbrojtësi nga Novi Pazari, Ervin Kacar, ai i cili drejton gishtin nga drejtuesit e klubit.

Në një prononcim për Gazetën “Blic” ai ka konfirmuar largimin nga Ferizaj, ndërkohë që ka bërë të ditur edhe arsyet të cilat e kanë shtyrë ta marrin këtë vendim.

“Unë jam larguar nga Ferizaj pikërisht për shkak të parave, dhe pasi ata presin shumë dhe fillojnë përgatitjet shumë vonë. Isha trajnuar privat në këtë kohë. Ata nuk respektuan marrëveshjen time, nuk duan të japin paratë që kam pasur në kontratë, dhe për këtë nuk dua të qëndroj atje. Situata në klub nuk është e përsosur.”, deklaroi Kacar.

27 vjeçari gjithashtu foli edhe për të ardhmen e tij, e cila duket të jetë larg Kosovës.

“Unë nuk kam ndonjë ofertë nga klubet kosovare, por jam i interesuar të vazhdoj të luaj në Kosovë. Kam një ofertë tjetër, por asgjë nuk di 100 përqind”, përfundoi Kacar për ‘Blic’.

Deri më tani largimin nga Ferizaj e kanë konfirmuar Ivan Istatova, Bunjamin Asani, Albert Kaqiku, Qëndrim Dautaj, Florim Berbatovci, Nazif Mulaku, Fuat Karabeg dhe Kristi Marku.