Fjalë Kyçe

“Nuk jemi si Ronaldo”, futbollisti i Serie B flet për krizën financiare për shkak COVID-19

“Nuk jemi si Ronaldo”, futbollisti i Serie B flet për krizën financiare për shkak COVID-19

Paleari ka bërë lutje për të gjitha klubeve që të mos e mendojnë ndërprerjen e kontratave me futbollistë apo shkurtimin e pagës.

Për shkak të koronavirusit, futbolli dhe gjithçka tjetër në botë është paralizuar.

Tani raportohet se klubet janë duke menduar që t’i zvogëlojnë rrogat e fyutbollistëve për të mos pasur nesër probleme finaciare për shkak të pandemisë COVID-19.

Megjithatë, portieri i Cittadella në Serie B, Alberto Paleari, ka thënë se nuk janë të gjithë futbollistët me kushte të mira ekonomike si Cristiano Ronaldo, andaj një vendim i tillë do t’i “vriste” disa futbollistë.

“Nëse me pyesni për të shtyrë pagat për një kohë që më vonë të kompensojmë dhe të marrim dyfish, atëherë do të thosha po. Por nëse bëhet fjalë për të shkurtuar pagat pa kompensim për një kohë, do të thosha menjëherë jo”, deklaroi ai.

“Nuk jemi si Ronaldo. Nëse atij ia marrin pagën për dy muaj, padyshim se ai s’do të ketë asnjë probleme me kushtet financiare. Nëse neve na kërkojnë të njëjtën gjë, pronari ynë do të vijë dhe do të trokasë në dyert tona duke kërkuar qiranë”.