Fjalë Kyçe

Nuk ka fitues në 90 minuta lojë në finale të Super Kupës së Italisë

Nuk ka fitues në 90 minuta lojë në finale të Super Kupës së Italisë

Ka përfunduar me rezultat 1-1 koha e rregullt e finales së Super Kupës së Italisë në mes të Interit dhe Juventusit

Një ndeshje interesante është zhvilluar sonte në stadiumin Guiseppe Meaza në Milano.

Inter – Juventus ishte një super derbi në një superkupë e ku ndeshja e rregullt përfundoi e barabartë 1-1.

Të dy golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes. Të parët në epërsi kaluan bardhezinjtë. McKennie shënoi një gol të bukur me kokë pas krosimit të Alvaro Moratas në minutën e 25-të të ndeshjes.

Interi do ta barazonte rezultatin pas një penalltie të akorduar në minutën e 35-të të ndeshjes.

Lautaro Martinez do të godiste fuqishëm për të shënuar golin e barazimit shkruan express.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Interin të cilët mbajtën topin më shumë dhe krijuan shanse për shënim më shumë se Juventusi.

Por, ishin torinezët që arritën të mbrohen mirë dhe ta dërgojnë këtë ndeshje në shtesa dy herë nga 15 minuta.