Malisheva ka mbajtur pikët në terrenin e saj, në ndeshjen ndaj Prishtinës.
Skuadra e Prishtinës është mposhtur në udhëtimin e saj në Malishevë, me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë e këtij takimi nuk la shumë për t’u përmendur, me fatin e takimit që mbeti të vulosej në pjesën e dytë me tri gola të shënuara.
Mërgim Pefqeli ishte ai që zhbllokoi sfidën, me golin e shënuar në minutën e 74’ të ndeshjes.
Pefqeli nuk festoi golin e tij, në shenjë respekti për ish-skuadrën e tij.
Goli e dytë dhe të nokautit për Prishtinën në këtë takim Malisheva e shënoi në minutën e 90+4′, me anë të Mustafës, pas një kundërzbritje të Olivier.
Prishtina shënoi golin e nderit në minutën 90+6′, nga pika e bardhë e penalltisë.
Prishtina mbetet kësisoj në 24 pikë, kurse Malisheva afrohet në 22 pikë. Kryeqytetasit bëjnë një tjetër hap të gabuar në garën për një vend në Evropë – pasi titulli duket i pamundshëm tani.