Beniada dhe Donaldi kanë diskutuar me njëri-tjetrin rreth debatit të mbrëmjes së kaluar.
Teksa rrinin në oborr, Beniada tha se i kishte bërë të qartë Einxhelit se ky diskutim është kot, ndërsa Donaldit i tha se nuk do të bënte asgjë edhe nëse vërtetoheshin akuzat që hedhin ndaj njëri-tjetrit.
Beniada: Kur unë bëj një diskutim, e bëj për të kuptuar.
Donald: Është tjetër gjë diskutimi, tjetër ta thuash me dashakeqësi.
Beniada: Ja thashë dhe Einxhelit, është kot..
Donald: Thjesht do të më ulë mua, futet dhe ai tjetri.
Beniada: Iliri tha se nuk mund të flasë diçka kur nuk i di gjërat.
Donald: Mua më bëri përshtypje se ti e ke shoqe dhe nuk mbajte krah se ishte diçka nga jashtë dhe askush nuk e di si është.
Beniada: Dhe po ta vërtetoj, nuk mund të bëj asgjë./tch