Fjalë Kyçe

Nuk mori pjesë në mbledhjen e Qeverisë, megjithatë Hykmete Bajrami heq dilemat rreth hapjes së çerdheve

Nuk mori pjesë në mbledhjen e Qeverisë, megjithatë Hykmete Bajrami heq dilemat rreth hapjes së çerdheve

Ministrja e Arsimit në detyrë, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se çerdhet në Republikën e Kosovës do të rihapen me datën 1 qershor, përvec atyre që nuk janë ende të gatshme e të cilat do të hapen më vonë.

‘’Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme (dt. 31 maj 2020), në kuadër të lehtësimit të masave që ndërlidhen me pandeminë, ka marrë disa vendime lidhur me ri-hapjen e institucioneve edukativo-arsimore. Njëra nga masat është hapja e çerdheve dhe kopshteve (nga 0-5 vjet) prej 1 qershorit.’’, ka shkruar ajo në Facebook.

Bajrami ka lidhur edhe linkun e udhëzuesit për rihapje të institucioneve parashkollore në postimin e saj.

‘’MAShTI ka kërkuar nga komunat që institucionet parashkollore të cilat nuk janë të përgatitura sa u përket masave të sipërpërmendura, hapjen e çerdheve dhe kopshteve mund ta bëjnë ditëve në vijim, pasi të jenë siguruar se janë krijuar kushtet e duhura.’’

‘’MASHTI është në kontakt të vazhdueshëm me komunat, respektivisht DKA-të për çështjen e hapjes se çerdheve. Nga Qeveria kam kërkuar disa herë që të ju dalim në ndihmë komunave me dezinfektues për krijimin e kushteve për rihapjen e çerdheve. Ditëve të ardhshme do t’ju mbajnë të informuar për çfarëdo hapi tjetër dhe do të përcjellim me kujdes të shtuar rihapjen e institucioneve edukativo-arsimore.’’