Fjalë Kyçe

Nuk ndalet Daçiq: Prishtina vazhdon të lobojë pas shpinës së Beogradit

Nuk ndalet Daçiq: Prishtina vazhdon të lobojë pas shpinës së Beogradit

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova prapa shpinës se Serbisë po vazhdon të lobojë për pavarësinë e saj dhe mundësitë për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Daçiq ripërsëriti se Serbia do të vazhdojë aksionin për tërheqjen e njohjes së Kosovës nëse siç tha ai “Prishtina vazhdon të lobojë për njohje dhe pranim në organizatat ndërkombëtare”.

Ai i tha TV Pink se Beogradi është gati për bisedime dhe kompromise, por se do të mbrojë interesat e shtetit në mënyrën më të fortë të mundshme, transmeton Klan Kosova.

“Me aktet e njëanshme të Prishtinës, dialogu u reduktua në një gjendje ringjalljeje, asgjë nuk ndodhi, kishte shumë akte të njëanshme që kërcënuan të rrezikojnë paqen në këtë zonë”, tha kreu i diplomacisë serbe, duke shtuar se ekziston një krizë e vazhdueshme e legjitimitetit politik në Kosovë.

Lidhur me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për dialogun, Daçiq tha se qëndrimi i administratës aktuale të presidentit Donald Trump është se do të mbështesë një kompromis midis dy palëve.

“Kjo është e mjaftueshme për ne,” tha Daçiq.