Në disa postime të tyre në rrjetet sociale, reperët e njohur STRESI dhe MRK kanë paralajmëruar një bashkëpunim.
“Nuk o veç Gang” titullohet kënga e cila pritet të publikohet më 31 gusht, në ora 18:00.
Kjo këngë, rikthen fuqishëm Stresin, i cili së fundmi është liruar nga burgu dhe ka sjellë disa projekte, kurse Kujtim Cakolli, i njohur me emrin artistik MRK, do të sjellë bashkëpunimin e tij të parë në karierë!
Artisti i Gjoni Black, MRK bashkë me Stresin këtë këngë do ta sjellin me videoklip, i realizuar nga MAX Production në Shqipëri, ndërsa “Nuk o veç Gang” pritet të jetë një nga hitet më të mëdha të kësaj vere.