Fjalë Kyçe

Nuk respektuan masat qeveritare, arrestohen 55 persona

Nuk respektuan masat qeveritare, arrestohen 55 persona

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 55 persona të cilët nuk i kanë zbatuar dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

Arrestimet janë bërë në qytete të ndryshme të vendit, të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Më së shumti ka në komunën e Prizrenit ku janë 39 të arrestuar dhe në Prishtinë 13 të arrestuar.