“Në momentin që u zbulua se burri i saj ishte i infektuar, të gjithë punëtorët e departamentit të saj u dërguan nëpër shtëpi, e sigurisht do të dërgohen edhe ata që kanë udhëtuar së bashku me të me autobus. E kur të gjithë këta llogariten, atëherë kemi të bëjmë me 300 punëtorë”, ka thënë Kapetanoviq, përcjell Klix, transmeton KOHA.
Ai po shpreson që kompania do të kalojë lehtë dhe se nuk do të ketë shumë të infektuar.
Ndërkohë, firma përmes një komunikate ka thënë se nuk bëhet fjalë për 300 punëtorë dhe se në ditët në vijim do të njoftojë publikun zyrtarisht, shkruan Klix.