Fjalë Kyçe

Nuk u binden urdhrave, ushtarët britanikë shkojnë të luftojnë në Ukrainë

Nuk u binden urdhrave, ushtarët britanikë shkojnë të luftojnë në Ukrainë

Një numër i vogël ushtarësh të Britanisë së Madhe dyshohet se kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë kundër Rusisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ushtria Britanike, e cila sqaron se një numër i vogël ushtarësh nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë shkuar individualisht në Ukrainë.

“Ushtarët mungonin pa leje dhe mund të kenë shkuar në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e Ushtrisë Britanike.

“Ne po i inkurajojmë fuqimisht që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar”, tha zëdhënësi i ushtrisë.