Fjalë Kyçe

Nuk udhëtoi në Barcelonë sepse ishte i infektuar me COVID-19, Prishtina nderon lojtarin e saj

Nuk udhëtoi në Barcelonë sepse ishte i infektuar me COVID-19, Prishtina nderon lojtarin e saj

Ekipi i Fc Prishtinës në futsall zhvilloi dje një ndeshje historike në Champions League.

Në këtë ndeshje Prishtina humbi por arriti të i shënoi dy herë Barcelonës, që është edhe tre herë kampion i Evropës në futsall.

Por, njëri nga futbollistët e ekipit nga kryeqyteti nuk udhëtoi për shkak se është i infektuar me COVID-19.

Bëhet fjalë për sulmuesin Elton Maxharraj.

Mirëpo klubi nuk e ka harruar duke e marrë fanellën e tij me vete.

Postimi i plotë:

Në ndeshjën e Main Round – UEFA Champions League kundër FC Barcelona kemi udhëtuar në mungesë të lojtarit tonë Elton Maxharraj i cili kishte rezultuar pozitiv në testimet për COVID-19.

Mirëpo kryesia e klubit dhe bashkëlojtarët nuk e harruan andaj me vete morrën fanelën me të cilën do të ishte paraqitur ai dhe bënë një foto për ti treguar se nuk është vetëm dhe se do të kthehet së shpejti në mesin tonë.