Fjalë Kyçe

Numërohen 50% e votave në Prishtinën, këto janë rezultatet

Numërohen 50% e votave në Prishtinën, këto janë rezultatet

Po vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet lokale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në komunën e Prishtinës tashmë janë numëruar 50 për qind të votave.

Sipas këtyre rezultateve kandidati i Vetëvendosjes, Arben Vitia prin me 42,95 për qind të votave.

Ndërkaq, pasues i tij është kandidati i LDK-së, Perparim Rama, i cili ka marrë 28.90 për qind.

Kurse, Uran Ismaili i PDK-së radhitet i treti me vetëm 21.21 për qind të votave.