Fjalë Kyçe

Numërohen 99,23% të votave, ky është rezultati

Numërohen 99,23% të votave, ky është rezultati

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë kur janë numëruar 99,23% të të gjitha votave. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%, shkruan Gazeta Express.

Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.

Në vendin e tretë radhitet LDK-ja me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

AAK-ja është në vendin e tretë me 58 mijë e 299 vota apo 7,41%. Pas saj radhitet Lista Serbe me 43 mijë e 746 vota apo 5,56%.

Nisma, ndërkaq, vazhdon të mbetet nën prag me 20 mijë e 339 vota apo 2,58%.

12:00- KQZ’ja ka publikuar rezultatet e 99.12 për qind të votave, raporton Gazeta Express.

Lëvizja Vetëvendosje prin e para me 47.90% të votave, pastaj PDK’ja me 17,36% të votave, LDK me 13.07%, bdërsa AAK 7.38%.

11:00 – KQZ ka numëruar tashmë 98.65% të votave. Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.12% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.30% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.14% të votave, shkruan Gazeta Express.

Aktualisht AAK ka 7.42% të votave.

Nisma aktualisht ka 2.59% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.