Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon numërimi i votave me kusht dhe Votave të Personave me Nevoja të Veçanta.
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 1366 vota, shkruan Indeksonline.
Ndërsa pas saj është Partia Demokratike e Kosovës me 1194, dhe e treta është koalicioni AAK-PSD me 1052.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të fitojë 934 vota deri më tani.
