Fjalë Kyçe

Numërohen mbi 72 për qind të votave: VV 48.08%, PDK 17.57%, LDK 13.37%

Numërohen mbi 72 për qind të votave: VV 48.08%, PDK 17.57%, LDK 13.37%

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i janë drejtuar kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.

Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në votime është rreth 47%.

—————-

Numërohen më shumë se gjysma e votave, VV-ja i afrohet 50-përqindëshit

Janë numëruar 447 mijë vota nga 843 mijë, për tri orë pas mbylljes së vendvotimeve. Nga ky numërim, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të thellojë diferencën me të tjerët, duke iu afruar 50-përqindëshit.

Aktualisht kjo parti prin me 48.35 për qind, duke lënë shumë prapa PDK-në që ka 18.05 për qind e LDK-në që ka 13.62. AAK-ja ka 7.74 për qind e Nisma 2.55.

———-

KQZ numëron mbi 46 për qind të votave – LVV me 48,12%, pasur nga PDK me 18,33 për qind dhe LDK 13,71%

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i janë drejtuar kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.

Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në votime është rreth 47%.

—————-

Numërohet 350 mijë vota, ky është rezultati

KQZ ka numëruar 440 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 45.65% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 19.14% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.37% të votave.

Aktualisht AAK ka 8.88% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.

Nisma aktualisht ka 2.93% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

—————-

Numërohen mbi 100 mijë vota, VV-ja gati 50 për qind

Janë numëruar 100 mijë votat e para nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas të dhënave publike, Lëvizja Vetëvendosje prin me 44.65 për qind të votave deri tash. Pas saj vjen PDK-ja me mbi 18 për qind, LDK-ja me gati 14 për qind, AAK-ja me nën 10 e Nisma mbetet me më pak se 3 për qind.

——————-

Numërohen mbi 50 mijë vota, VV-ja prin bindshëm

Janë numëruar më shumë se 50 mijë vota deri tash, me Lëvizjen Vetëvendosje që deri tash po prin me më shumë se 43 për qind të votave, apo gati 23 mijë vota.

PDK-ja ka marrë gati 10 mijë vota apo 18.53 për qind, ndërsa LDK-ja ka rreth 14 për qind.

Nisma është nën tre për qind.

Rezultatet e para mund t’i shihni këtu.