Fjalë Kyçe

Numri dy i listës së AAK rrezikon të penalizohet në kandidim për një gjobë trafiku të paguar para 3 vjetësh, reagon Haradinaj

Numri dy i listës së AAK rrezikon të penalizohet në kandidim për një gjobë trafiku të paguar para 3 vjetësh, reagon Haradinaj

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar që numri dy i listës së kandidatëve për deputet të partisë së tij, Shemsedin Dreshajt, po tentohet që t’i ndalohet kandidimi për deputet për një gjobë trafiku prej 18 eurosh.

Haradinaj ka thënë se bëhet fjalë për një gjobë trafiku që i është shqiptuar Dreshajt para tre vjet e tre ditësh dhe që e kishte paguar, njofton Klan Kosova.

“Një vendim i tillë është i çuditshëm. Aleanca do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për t’u ankuar kundër këtij vendimi. Edhe pas kontakteve me kolegë të tjerë kandidatë, që po tentohet penalizmi i tyre, po shprehet habi se nuk janë në njohuri dhe nuk kanë qenë subjekt i ndonjë dënimi penal”, ka njoftuar Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai tutje ka thënë se shpreson që pas ankimimit do të përmirësohet ky gabim.