Fjalë Kyçe

Numri i lindjeve në Kosovë, më pak femra – më shumë meshkuj!

Numri i lindjeve në Kosovë, më pak femra – më shumë meshkuj!

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga 1 janari i këtij viti deri më 1 tetor kanë lindur gjithësej 7.051 foshnja.

Bazuar në statistikat e Klinikës Gjinekologjike Obstetrike, në këtë periudhë kohore në jetë janë sjellë më shumë foshnja të gjinisë mashkullore.

Drejtori i Klinikes Gjinekologjike Obstetrike, Jakup Ismajli, thotë se përgjatë kësaj periudhe kohore kanë ardhur në jetë 2mijë e 185 foshnja të gjinisë femërore, derisa 2 mijë e 437 të gjinisë mashkullore.

“Numri i lindjeve prej 1 janarit deri më 1 tetor ka qenë 7 mijë e 51 lindje, nga to 2 mijë e 185 femra, kurse 2 mijë e 437 meshkuj”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Ismajli, thotë se nga këto lindje 2mijë e 534 kanë kryer lindje cezariane.

Ai tregon se infrastruktura i plotëson të gjitha standardet për lindje në Kliniken Obstetrike Gjinekologjike.