Fjalë Kyçe

Numri një i Atletico Madridit tregon të ardhmen

Numri një i Atletico Madridit tregon të ardhmen

Jan Oblak ka qenë i lidhur me lëvizjet larg Atletico Madridit në vitet e fundit, por ai thotë se do të ishte i lumtur të zgjasë kontratën e tij në klubin aktual ,shkruan GazetaAlo.

Portieri shumë i vlerësuar ka deklaruar se ndihet mirë në Madrid.

“Kam një kontratë deri në vitin 2021. Unë jam i qetë, dhe përqendruar në fushë”.

“E kam thënë shumë herë, jam i lumtur këtu, nëse, në fund, nënshkruaj një zgjatje të kontrates, do të jem shumë i lumtur”, ka thënë Oblak. /GazetaAlo