Ed Haliti dhe Eni Zymeri kanë zënë vendin e dytë në Garën Rajonale në Kodim me mikrobit që është mbajtur në Beograd.
Në garën e cila është zhvilluar në kuadër të projektit Shkollat e shekullit 21 nga British Council, Haliti dhe Zymeri thonë të kenë mësuar shumë gjëra të reja për teknologjinë.
Drejtoresha e shkollës, Gjylie Bala, tha se nëse e krahasojnë këtë garë me atë të Diturisë, vërejnë shumë mangësi.
Por në anën tjetër, organizimin e garës së diturisë, të cilat u zhvilluan të shtunën, e që në shumë shkolla nuk u mbajtën, njohës të arsimit e vlerësojnë si skandaloz.
Komisioni për Arsim në Kuvendin e Kosovës ka ftuar në mbledhjen e radhës për raportim organizatorin e garës, koordinatorin nacional për Kulturë, Rexhep Hoti dhe ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi.
Ministria e Arsimit, kur është pyetur të martën lidhur me organizimin e garës së diturisë, ka refuzuar të flasë, por përmes një përgjigjeje me shkrim, kjo Ministri thotë se tërë përgjegjësia i takon koordinatorit.
Për organizimin, ecurinë dhe rezultatet e garës Qeveria e Kosovës ka thënë se do të kërkojë raport.